Mungesa e qasjes në medikamente sjell vdekjen e rreth 3 mijë civilëve me sëmundje kronike në Ukrainë

schedule08:55 - 11 Maj, 2022

schedule 08:55 - 11 Maj, 2022

Të paktën 3,000 njerëz në Ukrainë kanë vdekur  për shkak të mungesës së ilaçeve për sëmundjet kronike, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkruan skynews.

Deri më tani, agjencia shëndetësore e OKB-së ka dokumentuar rreth 200 sulme në Ukrainë në objektet e kujdesit shëndetësor dhe shumë pak prej tyre po funksionojnë normalisht.

Pushtimi  dhe shkatërrimi i objekteve shëndetësore ka penguar civilët të marrin trajtimin e duhur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!