Kriza për maska, Conte apel kompanive: Furnizoni tregun tonë fillimisht

schedule15:25 - 25 Shkurt, 2020

schedule 15:25 - 25 Shkurt, 2020

Kryeministri i Italisë  Giuseppe Conte ka reaguar në lidhje me krizën e maskave mbrojtëse ndaj koronavirusit që ka përfshire disa shtete kohët e fundit mes tyre edhe Italia.

Conte në një konferencë për mediat ka bërë thirrje të gjithë kompanive që prodhojnë maska që është e rëndësishme që prodhimi të përdoren në vend, duke mbushur të gjithë nevojat kombëtare.

“Unë kam parë draftin e urdhrit për të dhënë indikacione kompanive që prodhojnë materiale mbrojtëse. Ata do të duhet të japin përparësi për nevojat italiane për urgjencën kombëtare. Ne po marrim masa të jashtëzakonshme dhe urgjente për të siguruar që prodhimi i këtyre pajisjeve të shkojë për të përmbushur nevojat tona kombëtare”, ka thënë Conte.

Ndqër të tjërë kryeministri iotalian ka deklaruar se ka besim në masat e marra dhe se me punën e bërë deri më tani do të bëhet i mundur dhe izolimi i koronavirusit në Itali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!