Mungesa e “Kartës së Studentit” i penalizon ata për t’u pajisur me abone

schedule16:47 - 15 Tetor, 2019

schedule 16:47 - 15 Tetor, 2019

Edhe këtë vit akademik studentët duhet të përballen me sfidën për t’u pajisur me abone studenti e cila kushton vetëm 600 lekë. Mungesa e Kartës se studentit për të pajisur me te, i çon ata te marrin abone të përgjithshme e cila shkon ne vlerën e 1600 lekë.

Aboneja studentore është një lehtësim financiar për studentët. Vlera e saj prej 600 lekësh do të ishte e përballueshme për shpenzimet e tyre mujore, Por mos pajisja me Karta e Studentit i penalizon ata ta kenë atë.

Në rregullin e qarkullimit me automjetet e shërbimit publik kërkohet që aboneja studentore të jetë e shoqëruar edhe me kartën e studentit. Jo vetëm studentët e vitit të parë të cilët sapo kanë filluar studimet nuk janë pajisur me kartën studentore por ka edhe student vitet e dyta që nuk e kanë atë.

Pa Kartë Studenti, por edhe ato të viteve të dyta çka i detyron të blejnë abone të përgjithshme për të përdorur transportin publik në kryeqytet. Sipas publikimeve në media gjatë një muaji prodhohen rreth 14.000 abone studenti.

Sipas kësaj shifre, mund të pajisen me abone studentore vetëm 20% e studentëve, ndërsa 80% e tyre,  janë të detyruar të pajisen me abone të përgjithshme që kushton 1600 lekë ose të përdorin mjete të tjera të transportit publik./abcnews.al