“Mungesa e golit na tensionoi”, Pulisic: Skuadrës i mungoi cilësia në Copa America

schedule18:17 - 2 Korrik, 2024

schedule 18:17 - 2 Korrik, 2024

Uruguai dhe Panamaja janë dy ekipet e radhës që sigurojnë kualifikimin për në çerekfinalet e Copa Amerika, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndalën në fazën e grupeve rrugëtimin e tyre, me vendin organizator të këtij edicioni, që nuk arriti dot që të avanconte më tej, teksa në ndeshjen e tretë të grupit u mund nga Uruguaji me rezultatin minimal 0-1.

Ndonëse, Shtete e Bashkuara të Amerikës u munduan që të merrnin një fitore shprese, e patën të vështirë ndaj Kombëtares “Celeste”, me këta të fundit, që nuk toleruan asnjë gabim të kundërshtarëve, duke siguruar tre pikët e radhës, dhe të fundit, në fazën e grupeve, falë golit të Mathias Olivera, në minutën e 66’-të.

Zhgënjimi ishte padyshim i madh, për organizatorët e këtij edicioni, të cilët ishin mjaft të trishtuar pas humbjes. Disa fjalë për mediat pas kësaj sfide i tha edhe “ylli” i tyre, Christian Pulisic, i cili theksoi se skuadrës së tij i mungoi cilësia, për këto sfida.

“Më vjen keq që e mbyllëm rrugëtimin këtu. Kishim një fillim shumë të mirë të këtij kompeticioni, e nisëm me fitore kundër Bolivisë, por më pas nuk arritëm që të merrnim pikë dhe në një turne të tillë kaq shumë gabime janë fatale.

Ashtu siç thashë edhe ndaj Uruguait në përsëritëm gabimet, e nisëm me ritmin e duhur, kishim shumë energji dhe besim, por mendoj se mungesa golit na tensionoj dhe në pjesën e dytë kur pësuam na mungoi cilësia për të ndryshuar rezultatin. Duhet të shohim për të ardhmen dhe të punojmë shumë që të përmirësohemi”,- tha Pulisic. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!