Mungesa e fuqisë punëtore, Zelanda e Re hap kufijtë për të huajt

schedule12:39 - 9 Gusht, 2021

schedule 12:39 - 9 Gusht, 2021

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, pritet të hapë kufijtë për të huajt për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. Kufiri i vendit është mbyllur që nga marsi i vitit 2020 si pjesë e masave të marra për të mbajtur në kontroll virusin.

Por sektorët e bujqësisë, shëndetësisë dhe sektorit publik kanë raportuar mungesa të mëdha të fuqisë punëtore dhe i kanë bërë thirrje qeverisë të rihapë kufirin. Vendimi vjen pas protestës së paralajmëruar të 1,500 mamive dhe 30,000 infermierëve  gjatë këtij muaji.

Javën e kaluar, Ardern hoqi karantinën për punëtorët sezonalë nga Samoa , Tonga dhe Vanuatu, të cilat nuk kanë raportuar raste aktive të Covid./abcnews.al