“Mundohem të mos e harroj prejardhjen”, Fifi tregon se si ka ndikuar fama në jetën e saj

schedule14:09 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 14:09 - 8 Dhjetor, 2020

Fifi ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme në pak kohë në tregun muzikor shqiptar. Këngëtarja është shumë aktive me projekte muzikore që janë pritur mjaft mirë nga publiku. Krahas vlerësimeve, shpeshherë autorja e hitit “Marova” është bërë objekt kritikash sidomos pas ndryshimit drastik që pësoi në look për shkak të humbjes së peshës.

Së fundmi, Fifi në një bashkëbisedim me fansat në Instagram ka zbuluar më tepër detaje nga jeta e saj. E pyetur nga një fans se si ka ndikuar fama në jetën e saj, Fifi është përgjigjur: “Nuk besoj se ka ndikuar për keq nëse veç ka ndikuar. Sërish jam njeri me këmbë në tokë dhe shumë modeste. Mundohem t’mos e harroj prejardhjen!“, ka shkruar Fifi.

Ndërkaq, Fifi nuk ka lënë pa përgjigje dhe një tjetër ndjekës që i ka shkruar “Bukuria dhe zëri jot perfekt, por nganjëherë flet si tepër”. “Nuk besoj se ka njeri perfekt, pa defekte dhe gabime. Dikujt nuk i pëlqen buzëqeshja ime, dikujt se si flas, dikujt se si rri, se si këndoj…Në këtë rast kur të më pëlqejë diçka loçkë e ke shumë kollaj, veç e ndërron kanalin dhe faqen dhe kaq.”, ia ka kthyer Fifi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!