Kukësi vazhdon të mbetet një nga qendrat e sportit të mundjes në Shqipëri. Kjo u konfirmua edhe pas fitores së titullit kampion për shkollorë dhe para të rinj.
Kjo palestër kurrë nuk ka qenë bosh.
As kur aty stërviteshin brezat më të vjetër të mundjes së Kukësit, as në kohën e Sahit Prizrenit, as tani, ndërsa titujt normalisht që nuk mungojnë. E tregoi kampionati i fundit kombëtar për shkollorë dhe para të rinj që u fitua pikërisht nga skuadra kuksiane.
Përveç disiplinës së mundjes së lirë, këtë herë u fitua edhe stili greko-roman, pas plot 25 vitesh. Njëri nga sportistët më të mirë, ishte Artur Ademaj, kampion për para të rinjtë, disa herë kampion dhe fitues i Kupës së Shqipërisë.
Në palestër punojnë katër trajnerë, dhe një grup i madh sportistësh. Njëri prej tyre, Olsi Cenaj, vlerëson ndryshimin e bërë së fundmi. Kampionët e Shqipërisë patën një pritje edhe në Bashkinë e Kukësit, pas fitores së arritur, ndërsa kryetari i saj, Bashkim Shehu, premtoi më shumë ndihmë për sportin më tradicional të qytetit./abcnews.al