Rey Manaj dhe katër futbollistë të tjerë nga Barcelona B janë grumbulluar me ekipin e parë katalanas dhe me shumë gjasa, do të luajë në takimin e Copa del Rey përballë Leganes. Sulmuesi kuqezi u grumbullua së bashku me Ansu Fati, Riqui Puig, Collado dhe Inaki Penas.
Manaj kreu seancë të plotë stërvitore me emra të mëdhenj të futbollit, si Lionel Messi, Antoine Griezmman dhe Ivan Rakitic. Nën urdhrat e Setien, Manaj bëri gjithçka që të lërë përshtypje të mirë te trajneri dhe sipas Mundo Deportivo, me shumë gjasa do të ketë minuta kundër Leganes.
Një mundësi e shkëlqyer kjo për Rey Manaj, pasi në rast të një sfide pozitive, do të jetë edhe më pranë ekipit A. Edhe largimi i sulmuesit Carles Perez rrit tepër shpresat për Rey Manaj./abcnews.al
Video e stërvitjes së Barcelonës