Mundësi e dytë për Leaon, Milan gati t’i besojë sërish portugezit

schedule22:40 - 5 Maj, 2020

schedule 22:40 - 5 Maj, 2020

Drejtuesit e Milanit e kanë të qartë vendimin e tyre për sulmuesin e tyre, Rafael Leao. Pas disa zërave se si mund të largohej në fund të sezonit, drejtuesit kanë vendosur t’i besojnë sërish atij dhe në sezonin e ardhshëm.

Portugezi u ble verën e kaluar për plot 28 milion euro nga klubi i Lille. Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, ai është identifikuar si një nga problemet e sulmit kuqezi, i cili duhet theksuar se ka qenë një ndër repartet më të dobëta vitet e fundit.

Megjithatë, Milani do të mbështet sërish te shërbimet e Leaos, duke i dhënë të riut një mundësi të dytë. 20 vjeçari numëron deri më tani 22 paraqitje, ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë për shokët e skuadrës, edhe pse në vetëm 10 raste e ka filluar ndeshjen si titullar. /abcnews.al