Spital ditor në QSUT/Shërbim për pacientë që kanë nevojë për shtrim 24 orë

schedule16:02 - 29 Gusht, 2024

schedule 16:02 - 29 Gusht, 2024

Spitali ditor  në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë e para e strukturë e këtij lloji në Shqipëri  hapi dyert për të sëmurët.

Rreth 65 mijë pacientë me sëmundje kronike, por dhe të tjerë që kanë nevojë për shtrim jo më shumë se 24 orë  do të mund të marrin shërbim shëndetësor në këtë spital.

Kryeministri Edi Rama pasi pa mjediset e reja   kishte një mesazh për bluzat e bardha.

“Nëse do të na shpikni dhe një vaksinë për virusin e mospërfilljes ndaj pacientëve në raste të caktuara do ishte shumë mirë.

E di shumë mirë që pjesa dërrmuese e mjekëve janë super, edhe bëjnë shërbim, por mjaftojnë pak individë që janë të pa vaksinuar me normat e edukatës dhe etikës në punë për të shkatërruar imazhin e të gjithëve dhe për të hedh  poshtë punën e përbashkët që nuk ka koment…  “

“Në këtë spital me 60 shtretër do të japin shërbim rreth 50 mjekë,”- tha ministrja e Shëndetësisë   e cila paralajmëroi të tjera  investime në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

“Përmbyllim rehabilitimin e plotë të spitalit qendror. Ndërkohë vijojnë investimet në QSUT po përmbyllim kardiokirurgjinë, pediatrinë,  po  fillojmë punimet me psikiatrinë. Me buxhetin e 2025 do investojmë në pediatri infektive dhe djegie plastikë”.

Në mbyllje të takimit me mjekët,  kryeministri nuk u largua pa këtë urim

“Uroj mos ja kurseni këtë buzëqeshje askujt që ka nevojë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!