“Mund të kemi edhe qeveri teknike,” Balliu: Protesta do të sjellë zhvillime të forta në vjeshtë brenda PS

schedule22:32 - 7 Korrik, 2022

schedule 22:32 - 7 Korrik, 2022

Protesta e mbajtur ditën e sotme nga opozita do të sjellë zhvillime të forta gjatë vjeshtës në qeveri. Kështu është shprehur botuesi Fahri Balliu në “Log.” me Endri Xhafon mbrëmjen e së enjtes. Duke komentuar faktin që kryeministri nuk ndodhej në Tiranë në orarin që u mbajt protesta, Balliu u shpreh se Edi Rama frikën e ka të zakonshme dhe ia “injektoi” edhe Lulzim Bashës.

Po ashtu, sipas Balliut, protesta e sotme tregoi edhe që brenda PD-së nuk ka tashmë asnjë përçarje, sipas tij, të gjithë deputetët ishin të pranishëm në protestë.

“Rama frikën e ka të zakonshme. Frikën ia futi dhe Lulit, kaloi edhe ai te betonimet. Protestë shumë e fuqishme, të tjera do të ketë por kjo do të mbahet mend. Do të gjenerojë zhvillime politike të forta, brenda qeverisë…Të gjithë deputetët kanë qenë aty. Nuk ka më asnjë përçarje brenda këtyre strukturave. Aty sot kishte edhe socialistë. Berisha edhe një herë e dominoi situatën gati të paralizuar politike shqiptare. Sot, ai njeri (Rama) e ka marrë tatëpjetën.”

Sipas Balliut, në shtator-tetor nuk përjashtohet mundësia që të kemi zgjedhje të parakohshme apo një qeveri teknike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!