“Mund të jetë rrezik për jetën”, alergologia: Ushqimet që shkaktojnë më shpesh alergjinë

schedule10:32 - 28 Qershor, 2021

schedule 10:32 - 28 Qershor, 2021

Alergjia ushqimore është reaksioni imunitar i trupit, që nxitet nga një përbërës i caktuar në ushqime. Simptomat e reaksionit ushqimor variojnë nga ato të lehta deri tek ata që mund të jetë kërcënuese për jetën. E ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, mjekja alergologe në “Spitalin Hygeia”, Maria Zoto tha se alergjia shfaqet me skuqje dhe kruajtje por mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe hipotension.

“Alergjia ushqimore nuk është se ka stinë sepse është e përhershme por në verë kur shtohen konsumimi i ushqimit jashtë shtëpisë, ata që kanë alergji janë të riskuar sepse mundet që ta gjejnë ushqimin që kanë alergji të fshehur diku dhe të mos e kuptojnë se janë duke e konsumuar.“, tha mjekja.

Mjekja tha gjithashtu se është e rëndësishme të bëhet dallimi nga intoleranca ushqimore, e cila nuk e rrezikon jetën. “Alergjia ushqimore nuk ka të bëjë me intolerancën, diferenca është se ne kemi reaksion nga një ushqim ne reagojmë menjëherë për disa minuta pas atij ushqimi. Dhe reaksioni është i menjëhershëm shfaqet me skuqje dhe kruajtje në lëkurë, dhe në raste më të rralla reaksioni prek dhe sistemin e frymëmarrjes dhe hipotension.“, theksoi Dr. Zoto.

Cilat janë ushqimet që shkaktojnë më shpesh reaksione alergjike? Çdo ushqim mund të bëjë një reaksion alergjik. 9 janë ushqimet që janë përgjegjës për 90 përqind të reaksioneve: Veza, qumështi, mielli, frutat e thata dhe kikiriku, peshku dhe frutat e detit dhe susami.”, tha Zoto. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!