Lorenzo Insigne së shpejti mund të rikthehet në Itali.
Ish-kapiteni i Napolit po mendon seriozisht rikthimin e tij në Serie A, ndërsa mediat italiane kanë raportuar se Lazio dhe Roma janë dy opsionet reale për 32-vjeçarin.
Insigne, aktualisht është pjesë e Toronto-s, skuadër me të cilën u bashkua në verën e vitit 2022, por tani, ai nuk është më i lumtur në kampionatin Amerikan.
Në Itali janë të bindur se në orët e ardhshme, Lazio dhe Roma do të luajnë një derbi në merkato për të siguruar shërbimet e Lorenzo Insigne-s që ka kontratë me Toronto-n deri në verën e vitit 2026 dhe përfiton rreth 7.8 milionë euro në vit./ h.ll/abcnews.al