“Mund të jem homoseksual”, zbulohet sherri mes Charles dhe Dianës kur ishin të martuar

schedule16:39 - 3 Nëntor, 2022

schedule 16:39 - 3 Nëntor, 2022

Një tjetër libër për jetën e mbretit të ri të Britanisë Charles III dhe martesën e tij të dështuar me Dianën, do të “shkundë” themelet e pallatit britanik. Autori Christopher Andersen ka shkruar një libër “The King: The Life of Charles III”, që do të publikohet me 8 Nëntor, zbulon më shumë detaje rreth martesës së tyre.

Sipas librit, martesa e Charles dhe Dianës kishte kaq shumë dramë sa oficerët e mbrojtjes mbretërore ishin të shqetësuar se dikush do të lëndohej. Një nga shërbëtorët e Charles kujtoi se kishte parë Dianën duke sharë dhe u tallur me obsesionin e burrit të saj me Camilla, që tashmë është gruaja e tij.

“Pse nuk fle me mua?” Thuhet se Diana e ka pyetur burrin e saj, me të cilin nuk kishte pasur intimitet që nga lindja e Princit Harry në 1984. Nuk e di, e dashur. Mendoj se mund të jem homoseksual.”, thuhet se ka qenë përgjigjja sarkastike e Charles, sipas librit të ri që do të publikohet.

Sipas librit, Charles kishte kërkuar respekt nga ana e saj. “A me njeh kush jam?”, besohet se i ka thënë Charles ndërsa Diana ia ka kthyer: “Ti nuk do të jesh kurrë mbret!. William do të pasojë nënën tënde. Unë do të kujdesem për këtë.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!