Pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të ditës së djeshme ka bërë që shumë personazhe publikë të reagojnë ashpër. Klea Huta shkuan në një reagim në rrjete sociale se është tmerruar nga kjo ngjarje e rëndë, ndërsa bën thirrje që drejtësia të vihet në vend.
“Vetëm para pak orësh mora vesh lajmin e kobshëm të vrasjes së 25-vjeçarit. Çfarë po të ndodh o vendi im?? Si vritet një fëmijë nëne me një plumb në zemër në mes të natës nga një polici shtetit? Sii? As që dua t’ja di për shkakun.
LEXO EDHE: “S’ngeli VIP dhe pjeshkë pa postuar për Floyd në SHBA”, Stresi reagon për vrasjen e 25-vjeçarit
LEXO EDHE: “Shqiptarët në këmbë për një vrasje në SHBA”, Veshaj: Po për vrasjen e 25-vjeçarit të pafajshëm?
Ai mund të ishte babai, burri, vëllai, kushëriri im, shok e mik, mund të isha unë por mbi të gjitha është jetë njeriu që ti policia e shtetit tim e vrave dhe ja preve jetën e ëndrrat në mes. Drejtësia të bëjë detyrën dhe pse jetën nuk ia kthen më mbrapsht atij e lotët e nënës s’i than dot kurrë më. Nuk mund ta besoj që kjo ndodhi në vendin tim. Jam e tmerruar.”, ka shkruar Klea. /abcnews.al