Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Mund të fitonim më shumë Champions League”, Klopp para sfidës së fundit te Liverpool: Ishte një përvojë fantastike

schedule16:36 - 18 Maj, 2024

schedule 16:36 - 18 Maj, 2024

Ishte diçka e bukur për aq sa zgjati. Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes së fundit në krye të Liverpool, trajneri Jurgen Klopp u kujtoi përvojën e tij në krye të “Të Kuqve”, teksa u shpreh se nuk mund të kishte bërë më shumë.

Gjermani theksoi se për mediat që e di që kanë pasur mundësi për të fituar edhe më, por shtoi se kaq mundi dhe më tej Klopp u shpreh se mund të kishin fituar më shumë trofe të Champions League, por nuk harroi të thotë se edhe arritja në finalen e këtij kompeticioni nuk është pak.

“Jam absolutisht mirë. E di që mund të kishim fituar më shumë, por nuk mund ta ndryshoj më situatën. Ne mund të kishim fituar edhe më pak, kjo është gjithashtu e mundur që të mos bëhesh kampion me një pike, ndonëse nuk është një përvojë e mirë,



Mund të kishim fituar më shumë Champions League. Megjithatë arritja tre herë në finalen e Champions League është një e jashtëzakonshme. Të jesh mjaft i guximshëm dhe të përpiqesh edhe një herë aq shumë sa bëmë ne është vërtet guxim”,- u shpreh tekniku i “gjigantëve” të Premier League. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!