“Mund të fitojmë”, Ancelotti: Rezultati nuk është në favorin tonë

schedule08:48 - 10 Maj, 2023

schedule 08:48 - 10 Maj, 2023

“Galaktikët” e Real Madrid dhe “qytetarët” e Manchester City e përfunduan në barazimin 1 me 1, ndeshjen e parë gjysmë-finale të UEFA Champions League, duke lënë të hapur çdo gjë për kualifikimin në ndeshjen e radhës.

Për performancën e mbrëmjes së shkuar dhe për rezultatin e ndeshjes së dytë, opinionin e tij e dha dhe tekniku i Real Madrid, Carlo Ancelotti, i cili është tepër optimist për përballjen e radhës në “Etihad”.

“Parandjenjat janë të mira. Ne luajtëm, luftuam, e planifikuam mirë ndeshjen dhe kemi ndjesi të mira. Rezultati nuk na shpërblen. Në 30 minutat e para ne nuk ishim të shqetësuar, ishim të pozicionuar mirë në mbrojtje dhe prisnim momentin e duhur për të bërë një pasim efektiv.

Ndeshja e dytë? Po, ne mund të fitojmë… Manchester City parandjenjën e një rezultati të mirë, po ashtu edhe ne. Ne luajmë jashtë shtëpisë, nuk kemi tifozë, por i kemi në zemër”,- u shpreh tekniku Ancelotti. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!