“Mund ta shmangë vaksinën”, studiuesit mësojnë të dhëna shqetësuese rreth variantit të ri të Covid

schedule15:36 - 19 Janar, 2021

schedule 15:36 - 19 Janar, 2021

Varianti i koronavirusit që u shfaq fillimisht në Afrikën e Jugut është konfirmuar tashmë në një numër të madh shtetesh. Sipas disa studiuesve, ky varianti i virusit mund ta shmangë vaksinën.

“Ne tani kemi të dhëna shumë imponuese si nga laboratorët tanë, ashtu edhe nga shumë laboratorë të tjerë në botë për të mbështetur faktin se këto mutacione janë problematike”, tha Penny Moore, profesor i asociuar në Institutin Kombëtar për Sëmundjet ngjitëse në Afrikën e Jugut.

Studiuesit në Afrikën e Jugut dhe jo vetëm po studiojnë nëse ky varianti i virusit mund të shmangë antitrupat e krijuar nga vaksinat.

Rezultatet e studimit priten brenda një jave ose dy.

Studiuesit janë të shqetësuar sepse vaksinat shënjestrojnë proteinat në formë kunje të virusit, dhe ky variant ka mutacione në pozicione të ndryshme të këtyre “kunjave”.

“Kur shohim mutacione si ky posaçërisht në ato dy zona, është një tregues i fortë që virusi ka arritur të shmangë antitrupat neutralizues – antitrupat neutralizues janë llojet e antitrupave që ndalojnë një virus të jetë në gjendje të infektojë një qelizë”, tha Moore.

Koronavirusi mendohej të ishte relativisht i qëndrueshëm, por gati 100 milion njerëz janë infektuar dhe dhe sa herë që përhapet tek një person tjetër, ai ka një shans të shndërrohet.

“Kjo krijon më shumë mundësi që virusi të mësojë se si të jetë rezistent ndaj vaksinës,” i tha Paul Bieniasz, virolog në Universitetin Rockefeller javën e kaluar për CNN. s.b/abcnews.al/