Agjentët amerikanë kanë bastisur zyrat në Manhattan si pjesë e një hetimi për trafik seksual.
FBI dhe policia e New York ekzekutuan udhërin e kërkimit të martën në kërkim të provave ndaj tij.
Batisja vjen pas akuzave me të cilat 77-vjeçari u përball. Nygard akuzohet për sulm seksual dhe trafikim nga 10 gra e vajza.
Akuzat ndaj tij u bënë në fillim të këtij muaji. Por multimilioneri i mohoi akuzat shkruan BBC.
Ai ka qenë subjekt i hetimit për shfrytëzim të fëmijëve nga policia e New York dhe FBI për 5 muajt e fundit.
Nygard gjithashtu ka qenë subjekt hetimi nga FBI për trafik seksual në vitet 2015 dhe 2017.
Një zëdhënës i Nygard tha se shefi ekzekutiv, i cili zotëron markat Nygard International, mirëpriti hetimin federal dhe pret që emri i tij të pastrohet.
“Ai nuk është akuzuar dhe po bashkëpunon me hetuesit”– tha zëdhënësi.
Nygard vlerësohet se ka një pasuri prej 700 milionë dollarësh.
Markat në pronësi të kompanisë së tij janë Bianca Nygard, Tan Jay, ALIA dhe SLIMS./abcnews.al