Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Mulliri që sfidon kohën/ Në Dardhë të Librazhdit funksionon ky mulli me histori 300-vjeçare

schedule20:26 - 2 Maj, 2026

schedule 20:26 - 2 Maj, 2026

LIBRAZHD– Ky mulli, në fshatin Dardhë të Librazhdit mbart një histori të hershme, që daton 300 vite më parë. Hasan Duka, 76 vjeç, së bashku me djemtë e tij riktheu në funksion këtë mulli, të trashëguar brez pas brezi.

Në kohën e kooperativave bujqësore, ky mulli u shfrytëzua nga sistemi I kohës e më pas doli jashtë funksionit. Por pas këtij funksionimi fshihet edhe një rrugë e vështirë. Ndërtimi ka kërkuar mund, sidomos për sigurimin e gurëve të mullirit, të cilët gjenden me vështirësi dhe kanë kosto.

Sot, mulliri nuk i shërben vetëm fshatit. Klientët vijnë nga Korça, Elbasani e Tirana, ndërsa puna zgjat deri në 7–8 orë në ditë, ku përfshihet e gjithë familja.



Mulliri punon me ujë, ndaj cilësia është më e lartë.

Për banorët e zonës, ky mulli mbetet një pikë referimi. Ata vijnë rregullisht për të bluar misër apo elb. Në Dardhë të Librazhdit, ky mulli vijon të rrotullohet njësoj si dikur, duke dëshmuar që vlerat e trashëguara mbijetojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!