Muller pas largimit të Kahn e Salihamidzic: Nuk dija asgjë, gjithçka e mësova pas ndeshjes

schedule09:32 - 28 Maj, 2023

schedule 09:32 - 28 Maj, 2023

“Bavarezët” e Bayern Munich u shpallën Kampion të Gjermanisë pasditen e djeshme pas një “drame” të vërtetë, teksa në “frymën e fundit” të lojës arritën të gjenin golin e fitores ndaj Koln, fitore e cila i dha dhe titullin e 11-të radhazi të Bundesliga.

Mirëpo, fitorja nuk u kaluar dhe aq “ëmbël” te Bayern, me klubin që menjëherë pas ndeshjes njoftuan shkarkimin e CEO-s, Oliver Kahn dhe Drejtorit sportiv, Hasan Salihamidzic, shkarkim ky që la të habitur jo vetëm futbollistët, por dhe tifozët e “të kuqes” së Mynihut.

Për shkarkimin e dy të lartpërmendurve, disa fjalë pas ndeshjes i tha dhe “veterani” i Bayern Munich, Thomas Muller, i cili tha se gjithçka e mësoi vetëm 1 minutë pas fishkëllimës së fundit, teksa theksoi se deri në atë moment nuk dinte asgjë mbi vendimin e klubit.

“E mësova një minutë pas fishkëllimës së fundit, nuk dija asgjë për të më pare. Salihamidzic ishte po aq i zellshëm edhe në fushë, mirëpo fatkeqësisht në futboll e dimë që gjëra të tilla ndodhin shpesh. Sonte do të pimë edhe me Oliverin dhe Hasanin. Ai është i vetëdijshëm për udhëtimin e mrekullueshëm që kishte me ne dhe padyshim që ai dëshironte ta vazhdonte”,- u shpreh “fantazisti” i “bavarezëve” për 2 largimet pas ndeshjes. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!