Muller drejt largimit? Salihamidzic sqaron të vërtetën

schedule13:20 - 27 Tetor, 2019

schedule 13:20 - 27 Tetor, 2019

Thomas Muller është kthyer në një çështje te Bayern Munchen. Sulmuesi është i pakënaqur me hapësirat dhe dëshiron të provojë një aventurë jashtë Gjermanisë. Manchester United, Inter dhe Ajax interesohen për shërbimet e tij, por akoma asnjë ofertë zyrtare.

Kështu shprehet Hasan Salihamidzic. Drejtori sportiv i Bayernit mohon që në drejtim të klubit të ketë ardhur ndonjë ofertë. Boshnjaku përsërit qëndrimin e kampionëve të Gjermanisë dhe beson fort se Muller do të vazhdojë të qëndrojë në Mynih.

“Deri tani nuk kemi marrë asnjë ofertë për Muller. Nuk duam ta shesim atë. Ne kemi dy lojtarë të dëmtuar, ju thoni që do shesim lojtarë. Ajo e Muller është një telenovelë që e keni krijuar ju gazetarët”, thekson Hasan Salihamidzic. /abcnews.al