Muller drejt largimit? Rummenigge sqaron zërat e merkatos

schedule18:39 - 13 Tetor, 2019

schedule 18:39 - 13 Tetor, 2019

Mungesa e hapësirave po e shtyn Thomas Muller të mendojë largimin nga Bayern Munchen. Lajmi ka qarkulluar në mediat gjermane gjatë këtyre ditëve, ndërsa sot ka ardhur dhe reagimi i klubit bavarez.

Karl-Heinz Rummenigge, i cili mban postin e shefit ekzekutiv të “gjigantit” gjerman, i ka dhënë fund dilemave të sulmuesit 30-vjeçar, të cilit i përfundon kontrata në vitin 2021.

Raporti me Muller është i pacënueshëm dhe nuk arrij ta imagjinoj largimin e tij në janar. Thomas ka biseduar ballë për ballë me trajnerin Kovac të dielen e kaluar dhe kanë sqaruar gjithçka“, thekson zyrtari i Bayern Munchen për Welt am Sonntag. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!