Muka: Nëse shifra e 27 jetëve të humbura është reale duhen liruar masat

schedule22:13 - 22 Prill, 2020

schedule 22:13 - 22 Prill, 2020

Epidemiologu Taulant Muka ka deklaruar në emisionin Byro Politike se qeveria duhet të lirojë masat, nëse shifra për 27 viktima është real dhe nuk ka fshehje të  rasteve të tjera.

“Unë e kam dërguar mesazhin tim për të kontribuar me kapacitetet që unë kam. Jo vetëm që nuk kam marrë një ftesë por jam refuzuar dhe jam përbaltur.  Ne i kemi numrat që unë kam parashikuar.

Kam thënë se edhe nëse masat shkojnë mbi 80% po shkojnë 100 persona që ndërrojnë jetën. Modelet që unë solla i përkasin ecurisë së virusit në momentin kur unë e bëra. Nëse 27 personat janë numrat realë , është momenti të lirojmë masat, për ta zëvenëdësuar izolimin me masat inteligjente”, tha Muka.

LEXO EDHE: Tritan Shehu: 20 mijë testet e BE “shkundje”për testim të gjerë

Ai u ndal edhe te izolimi i fëmijëve duke e quajtur atë një problem social, ndërsa shtoi se sipas disa studimeve ata j vetëm se nuk preken rëndë, por kanë edhe pak gjasa që të jenë mbartës.

 “Më shqetëson izolimi që i bëhet fëmijëve. Fëmijët janë shumë më të ulët për t’u infektuar. Në familje ku ka pasur pacientë të infektuar është vënë re fëmijët kanë përqindje të ulët të infektimit. Shumë vende të botës kanë parashikuar hapjen e shkollave për fëmijët“, u shpreh Muka./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!