Thomas Mueller shënoi dje golin e parë për Bayern Munich në fitoren 3-1 të arritur ndaj Greuther Furth.
Kampioni i botës me Gjermaninë dhe fitues i të gjitha trofeve për klube me bavarezët, e ka shkruar emrin e tij në historinë e klubit.
Mueller ka kaluar në renditje legjendën gjermane të futbollit, Karl Heinz Rummenigge, duke u bërë shënuesi i tretë më i mirë në historinë e Bayern Munich.
Mueller numëron tani 218 gola në fanellën e kampionëve të Gjermanisë, duke pasur para vetes vetëm shokun e skuadrës Robert Lewandowski dhe legjendën Gerd Muller, i ndarë nga jeta pak kohë më parë. / abcnews.al
Our all-time top goalscorers:
? Gerd Müller – 563
? @lewy_official – 305
? @esmuellert_ – 218 ??#MiaSanMia #FCBayern pic.twitter.com/avy9SBLgJc— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) September 24, 2021