Mudryk në “mëdyshje”, Chelsea e Arsenal “kokë më kokë” për shërbimet e 21-vjeçarit

schedule19:17 - 4 Janar, 2023

schedule 19:17 - 4 Janar, 2023

Me performancat e tij në Champions League dhe kampionatin ukrainas, anësori i talentuar i Shakhtar Donetsk, Mykhailo Mudryk ka “bërë” për vete shumë ekipe e ndër to janë dhe “gjigandët” e Londrës, Chelsea dhe Arsenal.

Në garën mes 2 klube për ukrainasin, u raportua se Arsenali nuk dëshironte të paguante më shumë se 70-75 milionë euro për Mudryk. Ndërsa, sipas mediave, blutë janë gati t’i ofrojnë Shakhtarit 80 milionë euro për transferimin e anësorit 21-vjeçar.

Vihet re se 3 muaj më parë, Mudryk ra dakord për kushtet e kontratës personale me Arsenalin deri në vitin 2028, me pagën e 21-vjeçarit që do të jetë 5.5 milionë euro në vit plus bonuse.

Në anën tjetër, Chelsea është i gatshëm t’i ofrojë Mudryk 7.5 milionë euro në vit për ta bindur lojtarin të bashkohet me ekipin e Graham Potter. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!