Transferimi i bujshëm i anësorit ukrainas, Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk te Chelsea, nuk rezultoi të dilte ashtu siç kishte ëndërruar ai. Skuadra e Todd Boehly shpenzoi plot 100 milionë euro për kartonin e 22-vjeçari, mirëpo ky i fundit ende nuk po i justifikon milionat, teksa prej më shumë se 3 muajsh që ndodhet në Angli nuk e ka çuar asnjëherë topin në rrjetë.
Ditën e sotme, Mudryk ka folur për mediat teksa ka komentuar humbjen e djeshme ndaj Brighton, teksa theksoi se të gjithëve u vjen keq për performacionat katastrofike të “bluve” në fushën e lojës.
“Ne të gjithëve na vjen keq. Ne do të dëshironim të fitonim, por kjo është një kohë e vështirë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë në mënyrë që gjërat të ndryshojnë.
Tashmë jemi të fokusuar në Champions. Kundër Realit është një mundësi e shkëlqyer për ne dhe ne synojmë të japim gjithçka”,- u shpreh Mudryk pas ndeshjes. /i.m /abcnews.al