Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muçi sërish vendimtar/ Shqiptari, i dalluar në fitoren e ekipit të tij, Trabzonspor

schedule12:37 - 28 Shkurt, 2026

schedule 12:37 - 28 Shkurt, 2026

Është përcaktues edhe kur nuk shënon vetë.

Ernest Muçi ishte sërish truri dhe motori lëvizës I Trabzonsporit, që arriti një tjetër fitore në Superligën e Turqisë.

Futbollisti I kombëtares ishte protagonist në të tre golat në suksesin 3-1 në shtëpi kundër rivalit Karagymryk.



Aksioni I golit të parë u nis nga këmbët e tij me pasimin e zgjuar për lojtarin që shërbeu asistin që sulmuesi Onuaçu e dërgoi në rrjetë.

Pasi miqtë barazuan papritur në pjesën e parë, Muçi krijoi dy golat e tjerë me anë të goditjeve nga këndi.

Gjithçka ndodhi me të nisur pjesa e dytë, dhe autor ishte I njëjti lojtar, Nuaiu në minutat 47 e 50.

Në të dy rastet, harkimet e Muçit u devijuan përkatësisht nga Tufan dhe Onuaçu, ndërsa lojtari afrikan e dërgoi më pas topin në rrjetë.

Pra, edhe kur nuk shënon vetë, edhe kur nuk jep direkt asistin e golit, sërish Muçi është tepër I pranishëm dhe shumë I rëndësishëm në krijimin e rrjetave dhe në lojën e Trabzonsporit.

Ai ka këtë sezon 13 gola e 6 asistë, shumicën dërrmuese në Superligën turke, dhe gjithçka e ka arritur në 17 ndeshjet e fundit.

Skuadra e tij është në vendin e tretë në renditjen e kampionatit dhe synon të paktën kualifikimin në Ligën e Europës, ndonëse mund të arrijë edhe Championsin, dhe një mundësi e vogël matematike është të fitojë titullin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!