Ndeshja po shkonte si mos më keq.
Beshiktashi pësoi një humbje të papritur në Superligën turke, në ndeshjen e javës së 16-të në fushën e Adana Demirsporit, ndërsa Ernest Muçi sërish e nisi nga stoli.
Pasi vendasit morën kryesimin 2-0 në pjesën e parë me golat radhazi nga Barasi dhe Aimbetov, trajneri I ri I ekipit, Serdar Topraktepe, vendosi ta aktivizonte shqiptarin me të nisur pjesa e dytë.
Ndikimi I 23-vjeçarit erdhi jo edhe aq vonë.
Në minutën e 72-të, ylli I kombëtares shqiptare krijoi golin e vetëm të ndeshjes për miqtë, me harkimin e saktë në zonë, ndërsa topin në rrjetë e dërgoi Al-Musrati.
Muçi ka luajtur vetëm 550 minuta këtë sezon të Superligës turke, dhe ka qenë në fushë në 11 nga 16 ndeshjet e ekipit, pra me një mesatare të ulët, ndonëse ka shënuar tre gola e ka shërbyer një asist.
Nuk dihet nëse me trajnerin Topraktepe do të arrijë të kalojë problemet që pati me paraardhësin e tij, Van Bronkhorst.
Beshiktashi ndërkaq ka zbritur në vendin e gjashtë në renditjen e elitës turke me 25 pikëm, duke qenë shumë larg jo vetëm nga kreu që e mban Gallatasaraji me 41 pikë, por edhe nga Fenerbahçe. /abcnews.al