Nuk kanë qenë kohë të mira për Ernest Muçin, sidomos në kombëtare, ku nuk gjeti asnjë minutë hapësirë në dy sfidat e para në eliminatoret e “Botërorit 2026” kundër Anglisë dhe Andorrës.
Por gjërat duket se po ndryshojnë në skuadrën e tij të klubit. Pas kampionatit, sulmuesi kuqezi ishte sërish titullar me Beshiktash në Kupën e Turqisë, madje duke gjetur edhe rrugën e rrjetës në humbjen 3-1 kundër Goztepe.
Pas disa tentativa pa sukses, Muçi shënoi golin e epërsisë për skuadrën e tij në minutën e 30-të. Por për fat të keq, rrjeta e futbollistit shqiptar shërbeu vetëm për statistika.
Vendasit mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, ndërsa miqtë përmbysën shifrat, duke fituar 3-1 për të siguruar kualifikimin në gjyamëfinalet e turneut.
Por kjo humbje nuk e zbeh aspak paraqitjen personale të Muçit, që u kthye te goli pas dy muajsh pritje. Po ashtu, e rëndësishme është që sulmuesi po merr më shumë minuta në këtë sezon, ku në 33 ndeshje të total në të gjitha kompeticionet ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë tre asist për sokët e ekipit.
Por, po aq e rëndësishme është që të ruajë ritmin deri në fund të këtij edicioni, për t’u ngjitur sërish në hierarkinë e kombëtares së Shqipërisë.