Tani është zyrtare. Ernest Muçi kthehet në kombëtaren e Shqipërisë tetë muaj që nga ndeshja e fundit me skuadrën kuqezi. Konfirmimi vjen nga klubi i Tranzonspor, që zbuloi emrat e lojtarëve të tij që janë ftuar nga përfaqësueset e vendeve të tyre.
Në këtë mënyrë, turqit i kanë paraprirë trajnerit Silvinjo, që do të bëjë publike listën me futbollistët e grumbulluar për sfidat e play off të “Botërorit 2026”, e para më 26 mars kundër Polonisë.
Ernest Muci luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren kuqezi në 10 qershor të vitit të kaluar, ndërsa që atëherë nuk ishte preferuar nga Silvinjo.
Por tani, tekniku kuqezi nuk mund të mbyllte sytë përpara formës dhe paraqitjes së sulmuesit në këtë sezon.
Që pas transferimit te Trabzonspor ai ka shënuar 13 gola në 30 ndeshje dhe është lojtari shqiptar më në formë i momentit.
Po ashtu, Ernest Muçi mund të jetë një zgjidhje për kombëtaren kuqezi për ndeshjen në Varshavë, duke parë mungesat e rëndësishme në sulmin e Shqipërisë./abcnews.al


