Muçi e Berisha të pafat/ “Ylli kuqezi” luan pak minuta në Turqi, mesfushori 21-vjeçar godet shtyllën në Serinë A

schedule16:16 - 8 Dhjetor, 2024

schedule 16:16 - 8 Dhjetor, 2024

Dy shqiptarët nuk patën fat këtë herë.

Ylber Ramadani ishte në fushë për Leçen si titullar, dhe Medon Berisha hyri si zëvendësues, ndërsa skuadra puljeze u mund thellë në stadiumin “Olimpiko” nga Roma.

Rezultati 4-1 tregoi diferencën, ndërsa mesfushori kuqezi, Ramadani, u largua nga fusha në pushim, kurse Berisha 21-vjeçar hyri në minutën e 65-të, duke goditur shtyllën në fund.

Mëkat, sepse mund të kishte shënuar në një aksion krejt personal.

Ndëkraq, një sulmues I harruar pati një moment kthese në Itali.

Ky është Stiven Shpendi, vëllai I shënuesit më të mirë të Serisë B, Kristian Shpendit, që luan gjithashtu në nivelin e dytë në Apenine.

Futbollisti që shkëlqeu dy sezone më parë në Serinë C, shënoi golin e parë në B për këtë edicion.

Ishte një rrjetë me shumë rëndësi sepse I dha fitoren ekipit të tij, Karrareze, ndaj Palermos, dhe u shënua në 77’.

Shpendi 21-vjeçar ka një gol dhe një asist në 9 ndeshje në kampionat, ndërsa këtë herë ishte në fushë 85 minuta.

Në Turqi, Ernest Muçi nuk mundi të festonte siç duhet fitoren e derbit nga ana e Beshiktashit kundër Fenerbahçes.

Ylli I kombëtares shqiptare hyri në fushë vetëm pak minuta, madje në kohën shtesë, por thuajse shënoi.

Ai pati një rast të pabesueshëm për 2-0, veçse u ndalua nga portieri.

Beshiktashi fitoi 1-0 derbin ndaj ekipit të Zhoze Murinjos me gol shënuar nga Okslejd-Çembërlend në minutën e 73-të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!