Muçi debuton me gol, trajneri i Legias: Messi ynë, turp ta lësh në stol

schedule13:28 - 25 Shkurt, 2021

schedule 13:28 - 25 Shkurt, 2021

Ernest Muçi i lë menjëherë shenjat e tij te Legia dhe shndërrohet në një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën. Paraditen e sotme Legia ka zhvilluar një ndeshje stërvitore me ekipin e parë dhe Muçi ishte në fushë nga minuta e parë.

 

Përfshirje e madhe në lojë dhe debutim me gol në minutën e 48, duke shënuar golin e parë të sfidës, që përfundoi 3-0 për skuadrën e parë. Ndeshja u zhvillua në 2 pjesë me nga 35 minuta. Pas saj trajneri i Legias, Czesław Michniewicz, kishte fjalë të mëdha për talentin kuqezi.

 

“Sa i përket Messit tonë, Ernest Muçi, është gati të luajë. Lëviz lirshëm, sheh shumë mirë fushën, përpiqet të japë vertikalizime. Duhet ta shohim sërish formacionin në mënyrë që të luajnë të gjithë këta futbollistë, që krijojnë shumë. Do jetë turp të lësh një djalë të tillë në stol.

Muçi është gati dhe shihet qartë se ka ndeshje në këmbë dhe aftësi të mëdha. Liria, të kuptuarit e lojës dhe lëvizshmëria e tij të lënë mbresa. Ishte kudo, duke ndihmuar këdo, që ishte e mundur. Jam i kënaqur dhe ishte prurja më në formë e merkatos sonë”, u shpreh Czesław Michniewicz. /abcnews.al

NDESHJE MIQËSORE
Legia Warsaw – Legia II Warsaw 3: 0 (0: 0)
Golat: Muci 48′, Yaxshiboyev 50′, Rusyn 58′

 

Trajneri i Legias

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!