Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi pak kohë më parë u bënë prindër të një vajze që e quajtën Emi. Gjatë kësaj kohë, dyshja ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, duke ndarë shpesh momente me vogëlushen e tyre, por gjithmonë duke u kujdesur për të mos treguar portretin e saj.
Sot është bërë një muaj nga ardhja në jetë e Emit, dhe aktorja ka bërë një dedikim të ëmbël për vogëlushen e saj. Krahas fotos së ëmbël që ka publikuar, teksa mban dorën e së bijës, Jonida shkruan fjalët më të ndjera për të bijën.
“Ti erdhe në jetët tona si sot një muaj më parë për t’i ndryshuar rrënjësisht ato. Muaji më i bukur i jetës sime. Na ke bërë njerëzit më të lumtur të botës o Em! E vogla jonë ti”, ka shkruar Vokshi krah fotos.
Kujtojmë që Jonida dhe Besniku i dhanë fund beqarisë në një dasmë përrallore të mbajtur të shtator të vitit të kaluar. Ata u njohën në serialin e njohur “O Sa Mirë”, pasi të dy ishin pjesë e kastit. /abcnews.al/