Muaji janar ka sjellë shtim të rasteve me COVID-19 në qytetin e Vlorës. Mjekja Erina Rapushi thotë për ABC se kjo mund të ketë ardhur për shkak të festave ku qytetarët kanë neglizhuar ruajtjen e distancës fizike.
Ajo shton se nga 10 telefonata që mbërrijnë në qendrën shëndetësore ku ajo punon, 6 prej tyre mund të rezultojnë pozitivë me COVID.
“Të dyshuarit me Covid përveç ndihmës që kërkojnë tek urgjenca kombëtare, në Vlorë, ata i drejtohen edhe qendrave shëndetësore. Mesatarisht çdo qendër shëndetësore pret 10 telefonata. Nga këto 10, 60 % mund të rezultojnë covid pozitiv.
Për momentin kam 8 veta që po u I ndjek. Janë raste të lehta. Ne presim i japim këshilla dhe nëse këto simptoma vazhdojnë ato referohen për tampon. Kemi një shtim rasteve pas vitit të ri kjo ndoshta edhe për shkak të festave dhe mosruajtjes së distancimit social”, shprehet ajo./mv.abcnews.al