Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit. Me anë të një postimi në twitter, Soreca shkruan në gjuhën shqipe se ky muaj duhet të përcjellë forcë për të kapërcyer çdo sfidë të jetës.
“Uroj një Ramazan të bekuar për besimtarët Muslimanë në Shqipëri dhe në gjithë botën! Le të sjellë ky muaj i shenjtë shëndet, guxim dhe forcë që do t’ju ndihmojë të kapërceni çdo sfidë të jetës!”, shkruan Soreca.
Një ditë më parë për muajin e Ramazanit uroi edhe ambasada e SHBA. “Përcjellim urimet më të mira bashkësisë Muslimane në Shqipëri për një Ramazan të bekuar dhe të paqtë.
Teksa ky muaj i bekuar fillon, ne shpresojmë në përtëritje, dhembshuri dhe dashamirësi shpirtërore këtu dhe në mbarë botën”, shkruan ambasada e SHBA./mv.abcnews.al