“M’u realizua ëndrra e madhe”, Cengiz Under zyrtarisht “Dhelpër”

schedule10:18 - 20 Shtator, 2020

schedule 10:18 - 20 Shtator, 2020

Cengiz Under zyrtarisht është pjesë e Leicester City. 23-vjeçari ka lënë Serie A, ku ishte pjesë e Romës, dhe tani do të luajë në Premier League. Mesfushori me tipare sulmuese kalon në Angli në huazim, ndërkohë që “Dhelprat” do të duhet të paguajnë 25 milion euro verën e ardhshme.

“Mezi pres të shkoj në Leicester të filloj stërvitjen. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Angli. Kjo është një mundësi e shkëlqyer që të luaj në Premier League. Do përpiqem të ndihmoj shokët e mi në fushë dhe jashtë saj.

Besoj shumë se mund ta përmirësoj paraqitjen time në fushë çdo ditë. Them se jam i shpejtë dhe mund të krijoj mundësi shënimi për shokët e mi.

Ndihem shumë mirë, pasi shoku im më i mirë, Çaglar Soyuncu luan për Liecester. Jam shumë i lumtur që do të luaj me të. Unë gjithmonë i shikoja ndeshjet e Leicester, për shkak të tij”, deklaron Under për faqen zyrtare të klubit anglez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!