Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“M’u ofrua një rol, por nuk pranova”, Ami tregon arsyen pse nuk merr pjesë në filmat e Ermalit

schedule21:53 - 19 Tetor, 2021

schedule 21:53 - 19 Tetor, 2021

Amarda Toska ka zhvilluar një karrierë të suksesshme si moderatore. Vitet e fundit, ajo është tërhequr nga ekrani për t’ju përkushtuar biznesit. Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj, Ermali është angazhuar në kinematografi. E ftuar ditën e sotme te Rudina, Ami ka folur dhe për mundësinë e angazhimit si aktore.

“Me thënë të drejtën ka pasur një propozim në filmin e parë për një rol episodik që unë nuk pranova. Kisha arsyet e mia në atë periudhë, isha me vajzën e vogël dhe jo vetëm kjo, por që nuk mendoja që duhet ta luaja atë rol pikërisht në filmin e Ermalit, tek filmi me Elvanën “Dy gisht mjaltë”.”, tha Ami.

Ajo dha edhe një shpjegim pse nuk dëshiron të marrë pjesë në filmat e bashkëshortit. “Ma kanë bërë shumë shpesh këtë pyetje, pse nuk je në ndonjë nga filmat e Ermalit dhe përgjigja më vjen shumë spontanisht sepse nuk kam pse të jem. Ne e kemi shumë të qartë punë e secilit dhe për më tepër që bashkëshorti ka atë pozicion.



Amarda dhe Ermali gjejnë mënyrën më origjinale për të shijuar pasditet në fundjavë - Revista Who

Është dhe producent i filmave të tij dhe nuk do doja kurrë që të merrej si e mirëqenë që Ermali e ka në dorë t’i bëjë filmat vetë, ja tani futi dhe Amin, herën tjetër do jetë dhe djali, kështu që… Unë do e mendoja dy herë një propozim nga Ermali sesa nga dikush tjetër. Por nuk e përjashtoj si mundësi, ai ka atë rrugë, rruga është shumë e gjatë e kinematografisë kështu që nuk i dihet.“, tha Ami.

May be an image of 2 people and people smiling

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!