‘M’u deshën 45 vite për të gjetur veten’, aktorja poston fjalë frymëzuese

schedule10:30 - 20 Shkurt, 2020

schedule 10:30 - 20 Shkurt, 2020

Aktorja Drew Barrymore, përmes hashtagut #Wellnessweek në Instagram, ndan vazhdimisht mendimet dhe përvojat e saj në lidhje me trupin. Së fundmi, ajo postoi një foto ku thekson rëndësinë e të pranuarit të vetes.

 

“Unë shtoj në peshë dhe dobësohem. Ndryshimet e trupit tim janë një udhëtim rraskapitës, por i bukur. Bëra dy fëmijë. Qëllimi më i rëndësishëm i imi për të qenë në këtë planet, janë ato. Është një mrekulli e vërtetë që pata mundësinë t’i kem vajzat. Prandaj çfarëdo pasoje në trupin tim është e mirëpritur.”

Në vijim, ajo thekson se është ende e vështirë të pranohen ndryshime.

“Megjithatë kjo s’do të thotë se skam qëndruar para dollapit tim dhe thjesht kam qarë. Urreja të vishesha. Nuk ndihesha mirë. Më kushtonte shumë të dukesha mirë. Unë duhet të haja shpejt dhe të punoja shumë. Pra, mos u mashtroni kur shikoni njerëz shumë të dobët menjëherë pas lindjes së fëmijës. Mos e krahasoni veten me ato të revistave dhe tapeteve të kuq. Nëse kam bërë një gjë të mençur që kur kam lindur vajzat është që e kam shtyrë veten për të arritur këtu. Edhe ju mundeni! Megjithëse është e vështirë të qëndrosh para ushqimit e mos të marrësh kënaqësinë që ai ofron.”

Në moshën 45-vjeçare, aktorja thotë se ka gjetur B-në e artë – Balancën.

“Kam gjetur B-në, balancën. Atë B-në e pakapshme tani që jam 45 vjeç. M’u deshën 45 vite për të gjetur veten. Aty ku duhej të jem. Dhe nuk është perfekt. Por jam unë. Dhe më e rëndësishmja është që dua ta ndaj me ju.”/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!