MSH: Vijon të ketë rritje të pacientëve të dyshuar me Covid-19, si paraqitet situata në të dy spitalet

schedule17:13 - 17 Gusht, 2020

schedule 17:13 - 17 Gusht, 2020

Numri i personave që  marrin trajtim mjekësor në dy spitalet Covid është në rritje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë përveç pacientëve të konfirmuar me Covid-19 vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar si të prekur nga virusi.

Ministria ka njoftuar se këta pacientë të dyshuar për Covid, po trajtohen me medikamente sipas protokolleve përkatëse ndërkohë që situata vijon të jetë serioze.

Në të dy spitalet COVID po trajtohen edhe 12 pacientë të tjerë, të cilët e kanë kaluar fazën kritike të infektimit, por që sëmundja ka iu ka lënë pasoja.

Sakaq numri i të sëmurëve në terapi intensive është 16, 5 prej të cilëve ndodhen të intubuar.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar me koronavirus 119 raste të reja ndërsa janë shënuar edhe 2 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!