Covid merr 6 jetë, 122 raste të reja, 141 e fituan betejën! 40 qytetarë, me pasoja nga sëmundja

schedule16:09 - 2 Shtator, 2020

schedule 16:09 - 2 Shtator, 2020

Gjashtë pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pavarësisht përpjekjes së mjekëve në dy spitalet COVID, nuk e fituan dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana: një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar. Ndërkohë që sa i përket të infektuarve, sot janë shënuar 122 raste të reja me virusin Sars-Cov 2 nga 856 testime të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë. Lajmi i mirë është se 141 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm gjatë këtyre 24 orëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 40 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Në përditësimin për 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë kishte edhe një apel për bizneset.  “Vendosja e maskës dhe barrierave mbrojtëse në shërbim në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Ambientet e punës ku ofrohet shërbim duhet të respektojnë distancën prej 1.5 metër dhe të dezinfektohen vazhdimisht. Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”.

COVID-19 – Statistika (2 Shtator 2020)
Testime totale                   64505
Raste pozitive                    9728
Raste të shëruara            5582
Raste Aktive                       3850
Humbje jete 296 (Qarku Tiranë 138, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                   2058
Durrës                    490
Shkodër                 294
Lezhë                     190
Korçë                     155
Fier                        134
Elbasan                 132
Kukës                    126
Vlorë                     121
Berat                     73
Dibër                     39
Gjirokastër         38./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!