MSH: Në 24 orët e fundit, 62 persona kanë fituar betejën me koronavirusin

schedule16:03 - 10 Shtator, 2020

schedule 16:03 - 10 Shtator, 2020

Siç është bërë tashmë e ditur prej ditësh Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përpara përditësimit të të infektuarve në 24 orët e fundit, njofton për rastet të cilat janë shëruar nga koronavirusi.

Më një postim në rrjetet sociale, Manastirliu njofton se 62 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 62 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan Manastirliu teksa ka postuar edhe një foto të mjekut infeksionist Tritan Kalo.

Ndërkohë numri total i të shëruarve ka shkuar në 6346 raste.

N.D./abcnews.al