Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mrekullitë e Strakoshës nuk i mjaftuan Lacios

schedule15:14 - 1 Mars, 2018

schedule 15:14 - 1 Mars, 2018

Tomas Strakosha ishte më i miri në fushë në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, mes Lacios dhe Milanit. Gjithsesi, portieri i kombëtares shqiptare duhet të presë ende për të fituar trofeun e parë në karrierë.

Ishte më i miri lojtar në fushë.
Tomas Strakosha po bëhet gjithnjë e më shumë hero në futbollin italian, edhe pse gjysmëfinalja e Kupës mes Lacios dhe Milanin, e tregoi si hero tragjik.

Skuadra e tij u eleminua pas 120 minutash lojë dhe pas 14 penalltive, pavarësisht shkëlqimit të madh të shqiptarit 22-vjeçar.
Strakosha priti dy 11-metërsha, ata të gjuajtur nga Rodrigez dhe Montolivo, por shokët e tij gabuan edhe më shumë, ndaj numri 2 i kombëtares së Shqipërisë, do të duhet të presë ende për të fituar trofeun e parë në Itali.

Gjithsesi, në betejën e tij individuale ai triumfoi.

U vlerësua si lojtari më i mirë në fushë nga mediat italiane dhe ndërkombëtare, duke arritur edhe notën 7.5.
Edicioni në italisht i Yahoo e vlerësoi po ashtu më të mirin në stadiumin “Olimpiko” me notën 7, ndërsa “Lajmet e Lacios” i dhanë një vlerësim pak më të dobët, 6.5, por sidoqoftë duke e shpallur numrin 1 të ndeshjes.

Strakosha dhe Donarumma, portieri i Milanit, ishin të pakalueshëm, dhe ishin një arsye më shumë që edhe gjysmëfinalja e dytë e Kupës të përfundonte 0-0.

Përveç penalltive, 22-vjeçari lacial bëri një pritje të madhe vetëm dy minuta para përfundimit të shtesave, duke ndaluar kroatin Kaliniç dhe duke e dërguar ndeshjen tek 11-metërshat.

Natyrisht, si qenie njerëzore, ai bëri edhe ndonjë gabim, diçka që i ndodh edhe emrave të njohur si Bufonit apo De Geas.
Sidoqoftë, sot për sot, radha për të festuar është e Milanit.

Skuadra e trajnerit Xhenaro Gatuzo ka ndryshuar krejtësisht që kur ish-mesfushori u bë trajner, duke u ngjitur në Serinë A dhe duke qenë tani në finalen e Kupës së Italisë përballë Juventusit.

Gatuzo u tregua modest pas ndeshjes, duke thënë se “nuk jam një magjistar, madje nuk jam ende një trajner i madh”. “Duhet t’i japim meritat e duhura Vinçenco Montelës, – vazhdoi ai, – pasi ka punuar shumë me këtë skuadër dhe kjo duket tek qarkullimi i topit. Unë i nxis shumë lojtarët e mi dhe kjo do t’u vlejë më vonë, ndërsa jemi ende ekip i ri që duhet të përmirësohemi”.

Në finale, Juventusi do të cilësohet favorit me 12 trofe të fituar në histori, dhe me faktin se është kampion.
Milani, ndërkaq, do të përpiqet të fitojë Kupën e gjashtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!