Moment fantastik për Chelsea dhe Thomas Tuchel. Ekipi londinez eliminoi Real Madrid pas dy ndeshjeve të shkëlqyera dhe siguroi kalimin në finalen e madhe të Champions League për herë të tretë në histori.
Një sukses i jashtëzakonshëm, teksa trofeu i madh do të diskutohet kundër Manchester City të Pep Guardiolës në duelin që do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë më datë 29 maj.
Hera e dytë radhazi në finale për Tuchel, i cili ishte afër triumfit me PSG-në sezonin e kaluar, por në fund festoi Bayern Munchen pas suksesit 1-0 me golin e francezit Kingsley Coman.
**Update** In four months at Chelsea, Thomas Tuchel has now beaten Zinedine Zidane, Pep Guardiola, Jurgen Klopp, Diego Simeone (X2), José Mourinho and Carlo Ancelotti! And without conceding a single goal either in those seven matches!
— Julien Laurens (@LaurensJulien) May 5, 2021
Trajneri gjerman mori drejtimin e “Bluve të Londrës” më 26 janar. Puna e zhvilluar deri tani është e jashtëzakonshme. Chelsea luan shpejt, zhvillon një futboll të bukur dhe modern, teksa është solid edhe në prapavijë, aty ku është pothuajse e pamundur ta çash.
Në vetëm katër muaj në stolin e ekipit ishullor, Tuchel ia ka dalë të fitojë kundër Zinedine Zidane, Pep Guardiolës, Jurgen Klopp, Diego Simeones (2x), Jose Mourinhos dhe Carlo Ancelottit.
Në këto shtatë ndeshje, skuadra londineze nuk ka pësuar asnjë gol. Fantastike, teksa tifozët presin edhe një tjetër triumf ndaj Guardiolës më datë 29 maj. /abcnews.al