Mrekullia nuk ndodh, Van Dijk: Më vjen keq, s’do të marr pjesë në Euro 2020

schedule12:37 - 12 Maj, 2021

schedule 12:37 - 12 Maj, 2021

Virgil Van Dijk nuk do të luajë në Euro 2020. Mbrojtësi i Liverpool pësoi një dëmtim të rëndë në derbin ndaj Everton dhe qëndron jashtë fushave prej 18 tetorit të vitit të kaluar.

Një humbje e madhe për “The Reds”, të cilët e kanë vuajtur shumë mungesën e liderit të repartit defensiv, duke u shpërfytyruar në shumë ndeshje.

Objektivi i 29-vjeçarit ishte rikuperimi për Euro 2020, por, për fat të keq, nuk ia ka dalë dot. “Fizikisht e ndjej që është vendimi më i mirë që të mos marr pjesë në Euro 2020.

I gjithë fokusi im do të jetë të filloj fazën time të fundit të rikuperimit në fazën përgatitore me Liverpool, që të jem gati për sezonin e ri“, deklaroi një nga mbrojtësit më të fortë në planet. /abcnews.al