Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mrekullia ndodhi në Spitalin Memorial/ Mjekët shpëtojnë nga vdekja 71-vjeçarin me trombozë të arteries bazilare

schedule15:48 - 3 Prill, 2026

schedule 15:48 - 3 Prill, 2026

Një ndërhyrje e rrallë dhe e rrezikshme u realizua me sukses në spitalin Memorial të Fierit, ku mjekët arritën të shpëtojnë jetën e një pacienti 71-vjeçar nga Vlora.

Një mpiksje gjaku, ose e thënë në gjuhën shkencore, trompozë e majës së bazilares është hequr me sukses nga bluzat e bardha.

Pacienti mbërriti në spital në gjendje kritike, ndërsa mjekët paralajmëruan familjarët se shanset për mbijetesë ishin pothuajse zero.



Pavarësisht rrezikut, ekipi mjekësor vendosi të ndërhyjë përmes një procedure të ndërlikuar, ndërsa gjendja e pacientit ka pësuar përmirësim të ndjeshëm. Ai po rikuperon gradualisht dhe po i kthehet refleksive dhe funksioneve bazë jetësore.

Operacioni u realizua nga një ekip i përbashkët mjekësh turq dhe shqiptarë, një tjetër arritje e rëndësishme, e shtuar në kalendarin e sukseseve të arritura për spitalin memorial në Fier.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!