“Mr. Lisbon”, Kingsley Coman rrëfen emocionet e mëdha të finales

schedule18:10 - 24 Shtator, 2020

schedule 18:10 - 24 Shtator, 2020

Ylli i Bayern Munchen, Kingsley Coman, ka folur për UEFA TV, ku ka treguar emocionet e asaj nate të madhe në Lisbonë, ku me golin e tij, i dha fitoren Bayernit në finalen e madhe të Champions League kundër PSG.

“Duhet të them se ka ndodhur gjithçka shumë  shpejt. Në  ato momente nuk ke shumë  kohë  për t’u menduar dhe vendosur ta godisja topin me kokë. Nuk është  pika ime e fortë  dhe kam patur pak frikë , por topi ka përfunduar në  rrjetë.

Po, kisha frikë. Pak para se të  godisja kam mbyllur sytë. Është  një  refleks i natyrshëm, është  instinkt. Kërkoj gjithmonë  t’i mbaj sytë  hapur, por në  sekondë n e fundit i kam mbyllur.

Një ditë para ndeshjes jemi stërvitur mbi finalizimet dhe goditjet me kokë  dhe unë  nuk kam shënuar asnjë  gol. Në përgjithësi, kur godas me kokë frikësohem dhe të tjerë më tallin. Ndodh gjithmonë , por nuk ofendohem dhe këtë  herë gjërat kanë  shkuar mirë”, u shpreh Coman./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!