Mposhti Realin si “ish”, Navas: Plani na shkoi perfekt, ja çfarë më befasoi!

schedule17:11 - 19 Shtator, 2019

schedule 17:11 - 19 Shtator, 2019

Keylor Navas u largua nga Real Madrid pas 5 vitesh dhe zgjodhi të vijonte karrierën te PSG. Ardhja e Thibaut Curtois zvogëloi hapësirat e 32-vjeçarit dhe ky i fundit vendosi të provonte një aventurë të re.

Portieri nga Kosta Rika priti datën 2 shtator për të firmosur një kontratë 4-vjeçare me kampionët e Francës, të cilët paguan 13 milionë euro në arkat e “Los Blancos”. Shorti në Champions League i vuri Realin dhe PSG në një grup dhe mbrëmë u zhvillua dueli i parë mes tyre.

Francezët shënuan tri herë, mbajtën portën të paprekur dhe siguruan një trepikësh fantastik. Navas u aktivizua si titullar dhe nuk i lejoi ish-shokët ta mposhtin. “Gardiani” ka folur “Movistar TV”, duke mos fshehur lumturinë e tij për fitoren 3-0.

“Jemi të lumtur dhe zhvilluam një ndeshje të madhe. Të gjithë djemtë sakrifikuan dhe realizuam atë që kishim përgatitur gjatë javës. Ishte e çuditshme të takohesha me ish-shokët e mi në dhomat e zhveshjes. Gjithsesi, jashtë fushës mbetemi akoma miq të mirë. Reali tentoi, por ia dolëm t’i neutralizonim”, thekson portieri i ri i ekipit të Thomas Tuchel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!