Mposhti pas 61 ditësh Covidin, ish-deputeti shqiptar falenderon bashkëshorten në përvjetorin e njohjes

schedule10:43 - 15 Nëntor, 2021

schedule 10:43 - 15 Nëntor, 2021

Një vit më parë, ish-deputeti, Andi Përmeti arriti të fitonte pas 61 ditësh betejën e vështirë me koronavirusin. Ai qëndroi në Turqi ku ndodhej në terapi intensive në luftë për jetën.

Sot për Përmetin është një ditë e veçantë, pasi ai feston 9-vjetorin e njohjes me bashkëshorten.

Ish-deputeti ka vendosur ta kujtojë këtë moment përmes një foto të publikuar në “Facebook”. Sakaq, Përmeti ka deklaruar se një vit më parë i dukej e pamundur, por me besimin në Zot ja kanë dalë të dy.

“Sot, 9 vite! Nje vit me pare dukej praktikisht e pamundur por me vullnetin e Perendise e pamundura u be e mundur. Gezuar”, ka shkruar ai krahas fotos.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!