“Mposhti” paragjykimet, kjo është vlonjatja me 4 tituj kampion në kick-boks

schedule20:18 - 28 Janar, 2023

schedule 20:18 - 28 Janar, 2023

Ilda Lelo është vlonjatja që falë punës dhe pasionit sot është kampione Europe dhe bote në kick-boks. Ajo ka treguar për ABC News, fillesat e saj,  përballjen me paragjykimet dhe sfidat. Më kampionen Shqipërisë Ilda Lelo dhe trajnerin e saj Alban Alikaj bisedoi gazetari Elton Nika.

Ajo është vajza më njohur në Shqipëri për kickbox. Ilda Lelo ishte 20 vjeç kur nisi të stërvitej për Kick-boks, por thjesht për argëtim.

Vlonjatja me kalimin e kohës filloi të apasionohej gjithnjë e më shumë pas këtij sporti që ende konsiderohet si sport burrëror.

Paragjykimet kanë qenë të mëdha, por ajo ishte e vendosur, e asgjë nuk e ndali të ndiqte ëndrrën e saj. Traineri Alban Alikaj tregon se Ilda ishte vajza e parë që theu tabutë për këtë sport.

Sigurisht mbështetësit  e saj më të mëdhenj ishin familjarët. Mundi dhe përpjekjet I janë shpërblyer disa herë. 4 herë kampione Shqipërie. Kujton me nostalgji kur në 2019 mori titulli Kampione Europe.

Trajneri i Ildës ndihet krenar për të gjithë titujt e fituar nga Ilda. Por ëndrra e Ildës dhe Albanit nuk u mbyll vetëm me tituj e saj. Sëbashku vendosë që pasionin e tyre tua përçonin të rinjve vlonjat.

Alban Alikaj thotë se dëshira e vajzave të vogla për të mësuar këtë lloj sporti e ka suprimuar. Të ardhmen e sheh në këtë sport, ndërsa në muajin prill do të marrë pjesë në një tjetër garë ku qëllimi  i saj është sigurisht fitorja.

Fight Club Vlora është skuadra qe vijon te korre sukses ne arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, sport në të cilin sport që historinë sot e bëjnë edhe vajzat. lda Lelo fillimisht si amatore, më pas kampione europe si profesioniste dhe prej vitit 2021 kampione bote po si profesioniste.

Shpesh kick boksin, nga vete emri e cilësojmë një sport burrëror. E në fakt gjatë viteve ka qenë pikërisht kështu. Por në vitet e fundit, nuk mund të cilësohet  i tillë. Edhe në këtë sport të cilësuar “burrëror” janë thyer tabutë.

lda Lelo, vajza vlonjate qe sot  ka paur majat ne kete sport, kampione bote fillimisht si amatore, me pas kampione europe si profesioniste dhe prej vitit 2021 kampione bote po si profesioniste.

Pa haruar dhjetra tituj kombëtare. E ka nisur ndoshta pak vonë, rreth 20 vjeçe sportin, ndërsa prej 9 vitesh, ka ditur të ngjisë me sukses majat e këtij sporti.

Natyrisht fillimet asnjëherë nuk janë të lehta, por si edhe shprehet ajo ka gjetur mbështetje . Edhe tek familja e saj, tek shoqëria, dhe traineri Akban Alikaj që e stërvit prej fillimit të aktivitetit. Ilda tregon me qetësi se ndoshta në fillim jo shumëkush e morri seriozisht, duke e quajtur ndoshta një pasion të momentit, por këmbëngulja e saj ,tregoi se synonte të arrinte dicka tjetër, duke thyer tabutë dhe vijuar me këtë sport.

Sot ka tituj kombëtar, por edhe tituj kampion europe dhe kampion bote, ndërsa duke parë suksesin e saj, të tjera vajza i janë bashkuar Ildës në këtë sport, që vete ajo e quan të bukur dhe të vecantë.

Janë dhjetra tituj kombëtar shprehet Ilda, por tani falë kembënguljes dhe punës së saj, të skuadrës Fight Club Vlora dhe trainerit Alikaj edhe me tituj europe dhe bote./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!